Gazment Bardhi mbledh grupin parlamentar pak orë para nisjes së protestës

Gazment Bardhi do të mbledhë deputetët demokratë disa orë para nisjes së protestës së paralajmëruar për ditën e sotme.

Deputetët e opozitës do të mblidhen në orën 12:00 në sallën e grupit.

Te nderuar kolegë, Nesër, e hënë, ora 12:00, do te zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar, në sallën e grupit. Ju falenderoj!”, shkruhet në mesazhin që kreu i Grupit u ka dërguar deputetëve.

Ndërkohë demokratët do të zhvillojnë protestën e parë për këtë vit në orën 17:00 para Parlamentit kundër mazhorancës socialiste, e cila sipas tyre, po shkel të drejtat kushtetuese të opozitës.

 

SHKARKO APP