Gazment Bardhi ndërmerr hapin e radhës, thërret në mbledhje deputetët

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka njoftuar kolegët për mbledhjen e grupit parlamentar, nesër, ditën e hënë në sallën e grupit te Kryesia e Kuvendit. Mbledhja pritet të nisë rreth orës 13:00.

“Nesër, e hënë, ora 13:00 do të zhvillojmë mbledhjen e Grupit Parlamentar, tek salla e grupit në Kryesinë e Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Bardhit për deputetët e PD.

Kujtojmë se në mbledhjen e 6 qershorit që zgjati deri në orët e para të mëngjesit të datës 7, kryesia e PD vendosi të mbajë zgjedhje më 29 korrik për kryetarin e ri të PD-së.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?