Gazment Bardhi: Nuk jemi organizatë! Në PD s’ka ardhur asnjë kërkesë për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat ka bërë të ditur se në PD nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga anëtarët e PD-së për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Ne nuk jemi një organizatë që veprojmë në ilegalitet nuk kemi halle apo probleme sa i përket zbatimit të ligjit dhe në funksionin tonë të brendshëm kemi përgjegjësinë për të zbatuar rregullat e brendshme të PD. Dua të konfirmoj se në PD nuk ka ardhur deri në këtë moment asnjë kërkesë e një anëtari të vetëm të Kuvendit Kombëtar për mbledhjen e tij.

Ajo që shqiptarët por veçanërisht demokratët kanë parë gjatë këtyre dy muajve ka qenë një kakofoni shifrash, tallje me sakrificën e demokratëve për halle dhe probleme personale, sepse nuk u arrit që pas dy muajsh kontakti me demokratët të siguroheshin 1/4 e firmave të anëtarëve të Kuvendit Kombëtar që të mundësonin nisjen e procedurës për thirrjen e Kuvendit. Ka më shumë se dy muaj që bërtitet se do duhet të mblidhet Kuvendi se ka një problematikë Berisha dhe në momentin kur skadon afati jo vetëm nuk depozitohen firmat por bëhet një show ndaj demokratëve”, tha Bardhi.

SHKARKO APP