Gazment Bardhi: Nuk lejohen brenda trafikantët e drogës që shoqërojnë Berishën

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi në një komunikim me mediat deklaroi se selia blu është e hapur për çdo demokrat por jo për trafikantët e drogës që mbështesin dhe shoqërojnë ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ai e cilësoi show mediatik ardhjen në seli të një grupi deputetësh të Komisionit të Rithemelimit të PD, që tentuan të hynin brenda institucionit, por dyert ishin të mbyllura.

Show mediatik që patë para pak minutash në shkallët e PD tregon edhe një herë se për disa show dhe tallja e vijueshme me demokratët ka zëvendësuar betejën me regjimin e Ramës. Kemi konfirmuan edhe dje, sikundër është fakt i njohur se në godinën e PD, në ambientet e brendshme të saj janë duke u kryer punime. S’ka nevojë për të ardhur në dyert e PD. Dyert e partisë s’do të qëndrojnë të mbyllura. Ju do të hyni dhe do e shihni që në selinë e PD po shtohen ambientet e punës. Koha e llafeve ka mbaruar në 18 dhjetor. Disa që kishin vetëm llafe e janë zgjedhur rrugën e tyre, kanë betejën e tyre. Institucionet e partisë janë në betejë me Ramën. Selia qëndronte e PD ka qenë dhe do të jetë e hapur për çdo demokrat të sakrificë dhe që punon me mund dhe djersë për PD. Do të jetë gjithmonë e mbyllur për çdo trafikant droge që në çdo shëtitje në PD ka qenë në krah të Sali Berishës dhe në mbështetje të tij. Aktet e dhunës dhe gjuha e dhunës e transmetuar gjatë këtyre ditëve, nuk është gjuhë që i shërben demokracisë. Por i shërben forcimit të Edi Ramës.”, tha Bardhi.

Më tej Bardhi shtoi se selia e PD-së është e hapur për çdo demokrat dhe jo për trafikantët e drogës që mbështesin dhe shoqërojnë ish-kryeministrin Sali Berisha.

SHKARKO APP