Gazment Bardhi: Opozita sot e arriti qëllimin e saj!

Pas tensioneve përpara Kryesisë së Kuvendit, ku disa deputetë të opozitës nuk u lejuan të futeshin brenda nga garda, ka reaguar Gazment Bardhi duke thënë se “sot aksioni opozitar e arriti qëllimin e vet”.

Besoj se aksioni i opozitës qëllimin e vet të parë e ka arritur sot, duke përshfaqur fytyrën e vërtetë të Edi Ramës. Deputetët nuk lejohen të marrin pjesë në mbledhjet e grupit.

Kolegët që lejohen, do jenë atje për të treguar që ky nuk është kuvendi i shqiptarëve, por kuvendi privat i Edi Ramës. Ne do jemi në këtë beteje më këtë regjim.

Shikoni cfarë është në gjendje të bëjë Edi Rama. Kjo është fytyra e regjimit të Edi Ramës”, tha Gazment Bardhi.

SHKARKO APP