Genc Pollo: Vendosa të mos kandidoj në listën e PD. Mundësitë e ofruara nuk i gjykova të përshtatshme!
Ish-ministri dhe ish-deputeti i PD, Genc Pollo, reagon pas moskandidimit në zgjedhjet e 25 prillit.
Pollo shkruan në “Facebook” se ka vendosur të mos kandidojë në listat e PD, pasi sipas tij, mundësitë e rrethanat e ofruara nuk i gjykova të përshtatshme.
“Të dashur miq! Unë vendosa të mos kandidoj për deputet në listat e Partisë Demokratike mbasi mundësitë e rrethanat e ofruara nuk i gjykova të përshtatshme. Megjithatë unë uroj që PD e aleatë të realizojnë në 25 prill rotacionin politik që mbetet absolutisht i domosdoshëm”, shkruan Pollo.
Të dashur miq!
Unë vendosa të mos kandidoj për deputet në listat e Partisë Demokratike mbasi mundësitë e rrethanat e…Posted by Genc Pollo on Monday, March 8, 2021