”Gënjeu për numrin e viktimave”, Duma-Ramës: Dil përpara mijëra familjeve në zi, jep llogari

Covid-19 vijon të marrë jetë në Shqipëri, por ish-deputetja e PD-së, Grida Duma akuzon kryeministrin Edi Rama se ka gënjyer qytetarët për numrin e pacientëve që kanë humbur jetën si pasojë e virusit vdekjeprurës.

Teksa poston një video me deklaratat e Kryeministrit, Duma i kërkon Ramës që të dalë para familjeve që kanë humbur të shtrenjtët e tyre dhe të japë llogari.

“Rama gënjeu për numrin e njerëzve që vdiqën nga covid. Ai u tha mijëra familjeve që sot vajtojnë se të afërmit që humbën janë vetëm numra. @edirama dil përpara mijëra familjeve në zi, jep llogari”,-shkruan ish-deputetja.

SHKARKO APP