Gent Cakaj: Mendimet dhe lutjet tona janë për Turqinë

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Gent çakaj ka reaguar për tërmetin shkatërrimtar në Turqi me magnitudë 6.8. Cakaj shprehet se ndihet thellësisht i shqetësuar për situatën në Turqi, ndërsa shton se në këto momente ndihet pranë vëllezërve turq.
“Jam i shqetësuar thellësisht për tërmetin e fundit që tronditi Turqinë. Në këto momente të vështira, ndodhemi pranë vëllezërve tanë turq, të prekur nga tërmeti. Mendimet dhe lutjet tona janë për Turqinë”, shkruan Cakaj.
Këtë herë, tërmeti goditi Turqinë, një vend që dhuroi ndihmë e kontribut të çmuar për Shqipërinë, kur vendi ynë u trondit nga lëkundjet e tërmetit më 26 nëntor.

https://arkiva.kohajone.com/termeti-i-fuqishem-ne-turqi-6-8-balle-4-te-vdekur-225-te-plagosur-video/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?