Gentian Sala zgjidhet kreu i ri i AMA

Zgjedhja e kreut të AMA u bë pas një mbledhje të Grupit Parlamentar të PS. Nënkryetari socialist i Komisionit Parlamentar i Medias Alfred Peza, deklaroi sot më herët se kreu i AMA-s do të zgjidhet mes 4 kandidaturave. “Opozita s’ ishte e pranishme për të eliminuar 2 kandidatura”, tha ai. Mësohet se grupi PS u mblodh në mjediset e Kuvendit për të marrë një vendim për një nga 4 emrat në garë dhe pas konsultimeve u vendos të mbështesin kandidaturën e Gentian Salaj. Me bojkotin që ka nisur që në muajin korrik nga opozita kjo procedurë nuk është kryer. Megjithatë sipas Pezës ligji i jep të drejtë mazhorancës që të hedhë në votim të katër kandidatët në Kuvend. Në garë janë Gentian Sala, Anila Basha, Bers Hado dhe Gentian Skënderaj. 

SHKARKO APP