Gërdeci, GJKKO pranon kërkesën e Mediut, do ketë gjykim normal dhe jo të shkurtuar
Politikë E Premte, 8 Shtator 2023 12:35
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Fatmir Mediut, për t’u gjykuar normalisht dhe jo me gjykim të shkurtuar.
Në seancën e sotme, mbrojtja e Mediut kërkoi gjithashtu që të thirren edhe 90 dëshmitarë për tragjedinë e Gërdecit.
Mes tyre Mediu kërkoi të thirren zyrtarë të lartë të mbrojtjes së DASH dhe qeverive, gjeneralë të NATO dhe ish-ministrat e Mbrojtjes së qeverisë shqiptare.
Seanca e radhës do të mbahet më 22 shtator.
KOHA JONË SONDAZH

