Gëzuar Ditën e Verës

Dita e Verës e 14 marsit 2020 do të mbahet mend gjatë. E gjen Shqipërinë me diell, por të gjithë qytetet kryesore janë në shtetrrethim, si masa ekstreme për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit COVID-19. Deri tani në Shqipëri janë shënuar 33 raste pozitive, përfshi në këtë shifër dhe të moshuarën në Durrës që humbi jetën, ndërsa rastet pritet të shtohen. Por shpresojmë që kjo situatë të përfundojë dhe shqiptarët t’i rikthehen normalitetit sa më shpejt të jetë e mundur.

14 marsi për popullin tonë simbolizon largimin e stinës së ftohtë dukei i hapur udhë një stine të re, pranverës.

Në rast tjetër sot do të ishte një ditë e mrekullueshme, një ditë tamam pranvere.

Megjithatë le të shërbejë kjo Ditë e Verës për të sjellë pak gëzim dhe diell në familjet e të gjithë shqiptarëve, dhe mos e lini pa festuar edhe brenda në shtëpi. Gazeta “Koha Jonë” ju uron gëzuar.

SHKARKO APP