Giorgia Meloni falenderon kryeministrin shqiptar në fjalimin e fushatës: U masakrua vetëm sepse ndihmoi Italinë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka falënderuar homologun shqiptar Edi Rama për marrëveshjen e emigrantëve të nënshkruar mes tyre.

Gjatë fjalës së saj në një takim elektoral të mbajtur dje, Meloni i tha mbështetëve të saj se kryeministri Rama meritonte një përqafim, për ndihmën ndaj vendit të saj. Ajo shtoi se Rama është ‘masakruar’ vetëm sepse i shtriu dorën Italisë.

Le t’i japim një përqafim kryeministrit socialist të Shqipërisë, Edi Ramës, i cili u masakrua vetëm sepse ndihmoi Italinë”, ka thënë mes të tjerash Meloni.

Adesso live da Piazza del Popolo con Giorgia Meloni. Collegatevi!

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritet të zhvillojë një vizitë në Tiranë me 5 qershor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vizitën e Melonit Top Channel e ka konfirmuar me burime nga kryeministria, por nuk dihen detaje dhe as agjenda e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas mediave italiane, mendohet se fokusi i diskutimeve do të jetë mbi kampin që do të ngrihet në Gjadër për të pritur emigrantët, sipas marrëveshjes së firmosur më herët nga dy shtetet.

Top Channel

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?