Gjata: Heqja e Rudina Hajdarit me urdhër të Ramës! Opozita e re nuk bën dot politikë

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, aktualisht sekretar ligjor në Partinë Demokratike, komenton zëvendësimin e Rudina Hajdarit si kryetare e grupit parlamentar të opozitës së re, duke u zëvendësuar nga Korab Lita.

Në një intervistë për Ora News, ai thotë se ndryshimi i Hajdarit ka ardhur me urdhër të Edi Ramës dhe ironizoi deputetët e rinj.

Çlirim Gjata: “Këta deputetët e rinj si emigrantët që martohen me gratë e huaja për letra dhe vjen divorci, janë pa taban. Do mbaroj ky Parlament, do ikin në punë të vetë. Pa pritur dhe pa kujtuar, në një moment u gjetën në Parlament, nuk bëjnë dot politikë, nuk bëjnë dot opozitë. Nuk kanë themel, nuk kanë një parti ku të mbështeten, kanë hyrë në mënyrë antikushtetuese. Kushedi ku nuk i ka pëlqyer Ramës diku dhe ka urdhëruar të ndryshojnë kryetaren e grupit parlamentar”.

Lidhur me arrestimin e protestuesve të Unazës së Re dhe ndryshimin e Kodit Penal, ai deklaroi se Kodi Penal do 84 vota dhe se Rama i bën “gatitu”, pasi së bashku me deputetët e rinj i bën 120.

Në këtë drejtim tha se “Parlamenti është antikushtetues pasi duhet të jenë 140 deputetë. Duhet të jenë se s’bën 84 deputetë për një ligj me shumicë të cilësuar, duhet të jenë 94 deputetë në sallë nga 140 që të miratohet një kushtetutë apo ndryshime kushtetuese, sepse këto numra numërohen mbi bazën e 140 deputetëve, jo 120 ku ka rënë parlamenti. Protesta me bllokim rrugësh kanë ekzistuar gjithë kohës, ky nxori këtë nen që të bllokojë atë protestë. Protesta është e drejtë legjitime nuk duhet marrë leje“.

Ai tha se opozita është në protestë permanente, duke shtuar se opozita e vrau frikën.

Tani vetëm frikë s’kemi se mund të kemi frikë. Diku do protestosh, se në qiell nuk do protestosh. Në ajër nuk protestojmë dot, në park, lulishte apo pallat. Çfarë do bëjë, do arrestojë 100 mijë njerëz. Me vota të dhunshme e diktaturë nuk ia del dot. Një zgjidhje ka këtu, largimi i Edi Ramës, një qeveri tranzitore qetëson ujin”, deklaroi Gjata.

Lidhur me arrestimin e ish-deputetit Klevis Balliu e cilësoi si politik dhe hakmarrje personale ndaj Edi Ramës, duke e cilësuar si tipike komuniste, “Bjeri fëmijës që të dëgjojë babai. Ai nesër duhet të lirohet“.

SHKARKO APP