Gjekmarkaj: Basha është burrë që s’i dridhet qerpiku, është i gatshëm të bëhet kryeministër
Në takimin e Lulzim Bashës me demokratët në Kurbin, pjesë e takimit është edhe deputeti Agron Gjekmarkaj, i cili është zgjedhur së fundmi nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë.
Në fjalën e tij para demokratëve që kanë mbushur sallën, ai tha se Basha është burrë që si dridhet qerpiku, dhe se është i gatshëm të bëhet kryeministër.
”Fakti që jeni sot kaq shumë, tregon se PD-ja në Lezhë po ringrihet. Kemi zgjedhur të ardhmen, kemi zgjedhur Lulzim Bashën. Ai është burrë që nuk i dridhet qerpiku, që përballët me rreziku dhe i del për zot PD-së dhe është i gatshëm të bëhet kryeministër. Nuk ka përmbyllje të tranziciionit pa nxjerrë jashtë personazhet e tranzicionit”.