Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:22 Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime Miliarda euro financime dhe mundësi të shumta për inovacion, zhvillim dhe rritje ekonomike janë në dispozicion të vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes programeve europiane.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjekmarkaj: Opozita të ushtrojë presion dhe të kërkojë përgjegjësit. Rama sot në Laç dha ‘spektakël’ të padenjë

Politikë E mërkurë, 11 Dhjetor 2019 15:00
Gjekmarkaj: Opozita të ushtrojë presion dhe të kërkojë përgjegjësit. Rama sot në Laç dha ‘spektakël’ të padenjë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shqipëria mëngjesin e 26 nëntorit u gjunjëzua nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 të shkallës rihter, që la pas 51 viktima dhe qindra të plagosur dhe pa banesa, ndërsa shqiptarët u solidarizuan për të kthyer dhimbjen në forcë. Të tillë lëvizje bëri edhe opozita sipas analistit Agron Gjekmarkaj. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Gjekmarkaj tha se në këto ditë të vështira për shqiptarët, edhe opozita u solidarizua me qeverinë, sjellje që sipas tij nuk kishte ndodhur në asnjë tragjedi nga e cila ishte goditur vendi ynë. Po ashtu ai theksoi se tashmë opozita duhet të bëhet agresive dhe të ushtrojë presion ndaj qeverisë, pasi vjen faza e dytë; mbajtja e përgjegjësive. Gjekmarkaj analizoi edhe sjelljen e kryeministrit Rama në daljet e tij në takim me banorët e prekur nga tërmeti, siç ishte vizita sot në Laç, që prodhoi shumë debate. Analisti tha se Rama sot bëri ‘spektakël të padenjë’ me batuta, dhe propaganda.

Ç’mund të na thoni për situatën pas tërmetit të 26 nëntorit?
Dua ta kap që nga fillimi situatën, që nga 26 nëntori kur ndodhi kjo fatkeqësi natyrore. Ta marrim nga anët e mira. Solidariteti i shqiptarëve u demonstrua i fuqishëm. Pati një reagim dhe nga klasa politike, ç’ka nuk ishim mësuar. Pati solidaritet dhe nga opozita, ndoshta hera e parë që e shohim një sjellje të tillë në Shqipëri. Kjo është faza e parë. Më pas është faza e dytë; ajo e fakteve. Nuk duhet të dominojë propaganda, pasi njerëzit kanë nevojë për shpresë dhe jo lojëra fjalësh. Ata kanë humbur shtëpitë, të afërmit. Dhimbjet nuk shërohen me fjalë. Ndaj një gjë që është themelore në këtë rast është reagimi i shpejt, ndihma, dhe nga ana tjetër ata duhet të kërkojnë përgjegjësinë dhe të verifikojnë se kush janë përgjegjësit, përpos natyrës. Pra duhet të shihet se ku është faji i njeriut.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kur thoni se ka një reagim pozitiv nga klasa politike, kujt i referoheni?
I referohem faktit se opozita harroi për një moment debatet dhe këtë luftë të paprecedentë që qarkullonte këto muaj. Sjellja ka qenë e tillë, që s’jemi mësuar ta shohim. Kemi pasur më parë tragjedi, por opozitat kanë pasur sjellje agresive. Tani ka ardhur momenti që opozita të kërkojë të bëjë opozitën dhe të kërkojë disa të vërteta që janë themelore. Pra ku janë përgjegjësitë e atyre që kanë administruar qytetet shqiptare. Sa përgjegjësi kanë institucionet, nëse marrim kohën midis dy tërmeteve, atë të 21 shtatorit dhe atë të 26 nëntorit. Pasi thuhet se në Thumanë u shpallën të pabanueshëm pallatet ku vdiqën 24 njërës. Ndaj i takon opozitës që të kërkojë përgjegjësit. Është koha që qeveria të marrë përgjegjësitë, dhe opozita ta kërkojë atë. Qytetet tona janë bërë të shëmtuara, pa standarde. Një pjesë e mirë e këtyre politikanëve jetojnë jashtë këtyre qyteteve, i kanë përdorur ato për kalkulime në votime.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Si e shihni thirrjen për opozitën për tavolinat e përbashkëta me maxhorancën…
Problem është një gjë tjetër. Ne biem gjithmonë në kurthin e propagandës së kryeministrit. Nëse lideri i PD shkon në takime pranë banorëve të prekur nga tërmeti dhe konstaton diçka, Rama e merr dhe e publikon në rrjetet e veta. Në këtë mënyrë është sikur ‘ta vrasësh’ punën e opozitës. Ajo duhet të ushtrojë presion mbi organet e drejtësisë. Për të hetuar se çfarë ka ndodhur, për ndërtimet, u duhet të nxirren përgjegjësitë. Duhet të merret në konsideratë babëzia me të cilën është ndërtuar. Rama ka një përgjegjësi tjetër, që të sillet me seriozitet përballë kësaj fatkeqësie që ka ndodhur. Mos ta kthejë në një festival batutash, qokash. Sot në Laç kryeministri dha një spektakël të padenjë, përballë disa qytetarëve që ishin të papunë. Ai po përpiqej që të hipnotizonte, dhe thoshte; “ju nuk e dini se shqiptarët nuk janë të varfër”. Apo; ‘Hajde ti i ziu, hajde ti i bardhi’. Ai mendon se do të dalë ballë përmes batutave dhe qyfyreve. Gropa e hapur është e madhe, jo vetëm për viktimat por dhe ajo ekonomike. Kur është folur për shtëpitë ekologjike, nuk dihet se çfarë janë ato.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 17 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Etiketat e lidhura

Agron Gjekmarkaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime
Para 4 minutash

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Int...

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin
Para 4 minutash

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s
Para 8 minutash

Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve
Para 16 minutash

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.