FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjekmarkaj propozon Komision estetik: Të jepen çmimet Miss Oratoria dhe Miss Fjalimi, Toni Gogu kryetar jurie

Nënkryetari i Parlamentit dhe i PD-së, Agron Gjekmarkaj gjatë debate sot në sallën e Kuvendit, me nota të forta satire ai kërkoi ngritjen e një komisioni estetik, për të shpallur fjalimin më të bukur.

”Thelbi i ndërhyrjes nuk ishte ky në fakt, por dy fjalimet e zotit Balla, fjalimi i zonjës Resuli, fjalimi i zonjës Antoneta dhe fjalimi i Dilo Nasufit, të cilët meritojnë një komision estetik, do të propozoja Pastorin, njeriun e Zotit, Toni Gogun, sepse janë nivele të larta estetike dhe të shpallet Miss Fjalimi ose Miss Oratoria.

Mund t’i bëni me shkrim këto zoti Gjekmarkaj. Jua dhashë fjalën si nënkryetar parlamenti, por kjo nuk është për procedurë. Fjalimi fitues të lexohet në seancën e fundit për higjienë mendore dhe shpirtërore në shenjë respekti për deputetët”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?