Gjekmarkaj: Raporti i OSBE, alarm tragjik për sistemin ku jetojmë
Raporti i OSBE-ODIHR për votimet njëpartikae të 30 qershorit, ka sjellë menjëherë një valë reagimesh të forta në politikë. Shumë e kanë quajtur më të rëndin raport për zgjedhjet, pos atij të vitit 1996. Publicisti Agron Gjekmarkaj, në një intervistë për ”Mapon”, lidhur me këtë raport, thotë se zbulimet e OSBE-ODIHR janë njolla më e zezë në ballin e Edi Ramës. Sipas Gjekmarkajt, ky dokument do ti ndikojë zhvillimet politike në vijim.
Z.Gjekmarkaj si e gjykoni raportin e OSBE-ODIHR të publikuar dje?
Një ekspertizë e plotë e delirit antishtet, antiligj, antikushtetute, antiopozite që ka pushtuar “Rilindjen” dhe babën e saj Edi Ramën! Në çdo rresht të tij kuptojmë që nuk bëhet fjalë për zgjedhje por për grabitje të pushtetit lokal ashtu haptaz, pa drojë faqe Europës dhe Botës, e cila nuk e ndali por ama sot i dha faturën e marrezisë dhe poshtersisë që konsumuan më 30 Qershor! Ky raport është një kambanë tragjike alarmi për sistemin në të cilin jetojmë! Nuk jetojmë më në demokraci por nën despotizmin e një njeriu të vetëm! Organizata më e rëndesishme në glob për çertifikimin e zgjedhjeve de fakto i rrezoi, votimet e 30 qershorit në çdo pikë! Ajo konstatoi më shumë se kaq! Praktikisht hodhi dyshime të rënda mbi procesin e vetingut këtë kryefjalë të reformes në drejtësi! Në raport thuhej qartë se gjyqtaret e kolegjit ishin nën presion për çdo vendim që merrnin pikërisht nga vetingu! Kjo do të thotë që vetingu kontrollohet nga qeveria! Njollë më të rënde se ky raport nuk mund të imagjinohej mbi ballin e Edi Ramës! 30 Qershori ishte turpi dhe faji i tij ndërsa 4 shtatori dita e gjyqit të tij politik e moral nga ndërkombëtarët! Ata i thanë kreve votime të paligjshme, dhunove institucionet, friksove administratën, nuk respektove asnjë parim demokratik, i bëre një dëm të madh vendit dhe popullit të cilin qeveris përmes kërcënimeve dhe propogandës!
E përmbledhur me një fjali mund të thuhet që OSBE-ODIHR na bëri me dije që në Shqiperi nuk janë bërë zgjedhje lokale por një parodi.
A i përmbush ky raport pritshmeritë e opozitës?
Për mendimin tim i ka tejkaluar ato! Një lexim i kujdesshëm të bën me kuptue që ai i ka dhënë zë çdo shqetsimi të ngritur prej saj duke i konfirmuar atë! Ky raport nuk është vetëm një fitore morale e opozitës, por mbi të gjitha politike! Por është shumë më tepër se kaq! Ai ështe një leksion dhe guidë për shoqërinë shqiptare, një “ushqim” juridik për ti dhënë asaj argumente solide për të reaguar në këtë agoni demokratike!
Sa do ta ndikojë ky raport vjeshtën politike shqiptare?
Ju e dini që në traditën tonë i njëjti tekst lexohet në mënyra të ndryshme! Kësaj here do jetë shumë më e veshtirë! E zeza mbi të bardhë është shumë e theksuar! Nën sqetullën e opozitës besoj ky raport duhet të jetë prezent çdo dite, të cilin duhet ta hedhë në çdo tryezë, në çdo protestë, në çdo media! Raporti nuk është më aktakuza por verdikti, vendimi i një gjyqi politik! Ai është aleati më i madh i opozitës në çdo negociatë!
Sa do të ndikojë ky raport në procesin e nisur nga mazhoranca për të shkarkuar Presidentin Meta?
Dalja e tij dje e bën nul kete proces, e përvijon më të turpshëm nga ç’nisi dhe me antikushtetues! Raporti merrte dukshëm anën e Presidentit dhe të Kushtetutes duke spostuar mazhorancën dhe Ramën në të kundërtën e tyre! Pas publikimit të tij procesi ndaj Metës s’ka më asnjë argument! Procesi është tashmë një komedi politike dhe një tragjedi e marrëzisë!