Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:10 Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania” Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Air Albania”, në prag të përballjes së rëndësishme me Finlandën, e vlefshme për UEFA Nations…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjekmarkaj: Vrasja e 25-vjeçarit si shenjë e kthimit të Policisë në instrument dhune!

Politikë E mërkurë, 9 Dhjetor 2020 14:09
Gjekmarkaj: Vrasja e 25-vjeçarit si shenjë e kthimit të Policisë në instrument dhune!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Agron Gjekmarkaj

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha në Laprakë, natën e 8 dhjetorit nga Policia, është një tregues sesi Policia e Shtetit po shndërrohet në instrument dhune. Mënyra sesi po menaxhohet zbardhja e ngjarjes nga organet shtetërore është tregues sesi secili prej nesh mund të ikë këso bote për “fajin e vet”.

Të kesh fatin e Klodianit të gjorë, duket si mundësi për të gjithë. Secili prej nesh mund të vdesë me dy hurma në dorë, të cilat mund të interpretohen si armë bërthamore. Qeveria po e trajton gati si një aksident rrugor. Policia ka vrarë pa shkak një qytetar të pafajshëm për asgjë. Edhe sikur i fajshëm të ishte, nuk të vret Policia (ajo e bën atë vetëm si mbrojtje ekstreme), por është Gjykata që jep vendim, megjithëse në vendin tonë s’ka më dënim me vdekje.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Te të gjitha regjimet, para se ta çonin vetëgjyqësinë tek uniforma, vrasjet (ekzekutimet) më parë kanë eksperimentuar dhunën verbale, racore, politike, gjinore e të tjerë. Gjuha e përdorur ka trimëruar në çdo kohë e shtet skalionet ideologjike në strukturat shtetërore, i ka frymëzuar ato për çdo reagim. Mjafton të kujtosh diskursin e Kryeministrit e në veçanti atë të ministrit të Brendshëm, të cilët të dy bashkë e veç e veç tentojnë të tkurrin çdo reagim qytetar për të mbrojtur pushtetin e tyre.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Asnjë ministër i Brendshëm nuk është shfaqur kaq përçarës sa ky aktuali. Askush sa ky s’ua ka shkelur syrin instinkteve shtazarake të dhunës, me fjalë e akte siç ishte tendenca për ligjin e Policisë, ku çdo komisar rajonal mund të vinte nën përgjim këdo. Gjatë protestave të vitit të kaluar, habiti edhe vetë Edi Ramën për zellin duke kërcënuar opozitën, mbështetësit e saj dhe, mbi të gjitha, përndjekur duke i gjuajtur gaz lotsjellës te këmbët në mënyrë të shënjestruar liderit të saj si ky i tanishmi. Askush si ky nuk ishte shfaqur skuqur si skaldabanjo në çdo qoshe nga urrejtja dhe gjuha si teneqe mbushur me helm ndaj gjysmës tjetër të vendit që nuk i bënte hosana “Rilindjes”, e cila e mori me qira.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 18 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Kjo situatë “trimërimi” mua dhe Mark Markun na kthen shpesh në prillin e vitit 2013, kur Gjenerali u hoq nga detyra. Na qe dhimbsur, na u duk një padrejtësi dhe rrinim dy herë në ditë me të e mbanim me gajret, por atij i ishte mbushur mendja se persekutimi ndaj tij nuk ndalej me kaq, po edhe e përgjonin këmba-këmbës. Shpesh, Marku me pyeste “si dreqin është bërë Gjeneral ky me gjithë këtë frikë”. Tani ky do t’ua bëjë tetë me dy shqiptarëve.

“Te çdo polic do shihni fytyrën time”, pat thënë me epifani e emfazë, teksa merrte detyrën, e cila i dukej e përjetshme. Te polici që vrau Klodian Rashën se desh t’i ikte një gjobe 30 mijë lekë të vjetër, cilën fytyrë të shohim se nëpër natë fytyra nuk dallohet qelibar? Kryepolici Ardi Veliu, i cili, me krenari, para Komisionit Parlamentar të Sigurisë nxirrte një video “biografike” për të diskretituar një zonjë,djali adoleshent i së cilës u dhunua nga Policia te Kodrat e Liqenit, u mbrojt me vendosmëri nga Edi Rama, në sfidë të plotë me opinionin publik. Sepse atij i duhet një Polici e vetja për zgjedhjet, me një ministër e kryepolic që nuk durojnë njëri-tjetrin, por bëjnë garë si të mbijetojnë me shërbime pranë Ramës. Situatë ideale përdorimi.

E kemi parë shumë herë të keqpërdorur Policinë e Shtetit në këto dekada, po asnjëherë në shërbim të trilleve mafioze, siç ishte shembja e Teatrit Kombëtar, asaj plage që ende kullon, ku çizmja e policit politik shkelte mbi koka studentësh apo gazetarësh, siç ishte rasti i Alfred Lelës. Secili prej nesh e di që në Policinë e Shtetit ka njerëz të nderuar e profesionistë, por gjithnjë e më tepër po bindemi që segmente të rëndësishme të saj po shndërrohen në instrumente të çmendura dhune.

Lideri i vetmuar”, siç vetëthirret me përkëdheli narciste Kryeministri, qysh kur u ul në kolltukun e pushtetit mendoi ta edukonte këtë popull nëpërmjet dhunës policore, e cila po e shfaq fizionominë e saj më qartë gjatë kësaj stine elektorale. Klodian Rasha gaboi; thonë që për t’i shpëtuar një gjobe, meqenëse ishte pa maskë, vrapoi. Mund të ndalonte, mbase mund ta rrihnin, ta dhunonin, t’i thyenin ndonjë brinjë a nofull por do t’ia falnin jetën. Por jo, nuk ia falen vrapin, këtu s’të falin ata. Po vrapove, i ri apo i vjetër, me maskë apo jo, të gjuajnë të vrasin. Ditën për diell mbi gjysma e Tiranës është pa maska, policë, zyrtarë, kriminelë, para të cilëve OFL duket si kameriere, ndërsa në dy të natës Klodiani pa maskë ishte rrezik global për shëndetin publik dhe Policia buzëqesh qashtër, po, ama, me qytetaret modestë ajo shfaq një egërsi e arrogancë që zë fill te gjuha publike e shefit të tyre.

Tipologjia e gjobave për mosmbajtje të maskës, e cila do duhej të jepej falas, po godet, kryesisht të rinjtë, të papunët dhe të varfrit e periferive, të asaj periferie ku jetonte edhe Klodian Rasha. Nuk është dita sot për të kujtuar të vrarët nga krimi dhe punën e Policisë, po për t’i bërë thirrje asaj, të gjithë atyre që kanë ndërgjegje qytetare brenda saj, të mos bëhen pjesë e këtij transformimi, i cili nga instrument sigurie për qytetarët e shndërron në instrument dhune ndaj tyre.

Një fjalë e urtë italiane thotë “kush me shpatë plagos, nga shpata e pëson”! Nuk është dita për t’i kërkuar dorëheqjen zotit ministër, se ai s’e ka më në dorë atë, ai nuk mund të ike, as të rrijë pa leje. Nuk e ka atë liri. Ai vetëm mund të ndukë gradat me shkulmë nga petkat e veta ushtarake për hir të pushtetit, të skuqet dhe belbëzojë pa leje, të dëbojë ndonjërin edhe që nuk e mendon Edi Ramën strateg më të madh se Napoleon Bonaparti, ta qortojë si të pakulturë çdokënd që nuk ka lexuar të vetmin libër që ai ka shfletuar, atë sesi bëhen hamburgerët dhe pse MekDonals nuk shtrihet paq gjithandej, po vetëm kaq. Po bindët Ramën që i prish punë, është hesap tjetër.

Botuar në “Panorama.al’

Etiketat e lidhura

Agron Gjekmarkaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 1 minute

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 9 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 9 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 10 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.