Gjergj Luca çel fushatën e partisë së punës dhe të vërtetës, me “Arena e fjalës” në Fish City

Gjergj Luca e nisi fushatën e tij në mënyrën më të veçantë dhe kuptimplotë – larg shablloneve të politikës konvencionale, duke ngritur një tribunë me punonjësit e tij, ku fjala është armë e ndërgjegjes dhe forca që ngjiz ndryshimin. Nën moton domethënëse “Gra: Flisni sa më shumë, se punoni më mirë dhe flini më të qeta”, tubimi i mbajtur në Fish City u quajt “Arena e fjalës”, si një ftesë e drejtpërdrejtë për pjesëmarrje aktive në vendimmarrje, për të marrë në dorë fatin dhe të ardhmen e përbashkët.

Ky nuk ishte një miting, por një thirrje për ndërgjegjësim. Një fushatë apolitike në formë, por thellësisht politike në thelb – sepse i flet shoqërisë, i flet përgjegjësisë, i flet lirisë për të qenë vetë zgjidhja.

Fokusi i veçantë që Luca i kushtoi grave nuk ishte simbolik. Ai e sheh te gruaja shqiptare jo vetëm shtyllën e familjes, por edhe themelin e transformimit shoqëror. “Janë gratë – u shpreh ai – motori kryesor i fuqive që kanë ngritur Rozafën mbi sakrificë e besim, dhe ato mbeten sot një forcë përcaktuese e zhvillimit, përmes punës, përkushtimit dhe vizionit.”

Në këtë tubim, Gjergj Luca solli jo thjesht fjalë, por shembullin e vet – një model suksesi që ka lindur nga puna dhe këmbëngulja, nga besimi se vendi mund të ndërtohet nga poshtë lart, duke i dhënë secilit qytetar mundësinë për të qenë protagonist. Ai theksoi se besimi në vlerë, në të vërtetën dhe në forcën e bashkimit janë shtyllat mbi të cilat ndërtohet një e ardhme evropiane për Shqipërinë.

“Arena e fjalës” nuk është një episod elektoral, por një gur themeli i një filozofie të re, ku fjala e lirë është parakusht për zhvillim dhe pjesëmarrja qytetare nuk është zgjedhje, por domosdoshmëri. Për Gjergj Lucën, fushata është një ftesë për të zgjuar ndërgjegjen e fjetur dhe për ta kthyer politikën në një akt shërbimi.

Albert Vataj

SHKARKO APP