Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 20:31 Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste e zhvilluar këtë të shtunë me dyer të mbyllura ka qenë shumë më e tensionuar nga sa u paraqit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjergj Luca ngre zërin për abuzimin me çmimet: Privati t’i vërë gishtin kokës, shteti të reagojë fuqishëm

Aktualitet E shtunë, 2 Gusht 2025 10:50
Gjergj Luca ngre zërin për abuzimin me çmimet: Privati t’i vërë gishtin kokës, shteti të reagojë fuqishëm
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Gjergj Luca, një nga zërat më të drejtpërdrejtë dhe më të angazhuar të sipërmarrjes shqiptare, i është rikthyer një shqetësimi që tejkalon kufijtë e interesit personal apo të aktivitetit të tij ekonomik. Ai flet si qytetar, si shqiptar që e do vendin e tij dhe që nuk mund të heshtë përballë një fenomeni që po i merr frymën turizmit shqiptar, abuzimi sistematik me çmimet në zonat turistike të jugut.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Luca bën një krahasim goditës: nga njëra anë faturat e arsyeshme të një prej resorteve më luksoze të Sardenjës italiane, nga ana tjetër, çmimet absurde, të shumfishuara pa asnjë logjikë apo ndershmëri, në jug të Shqipërisë. “Shikoni videon, merrni frymë thellë… pastaj flisni!” – shkruan ai, duke i ftuar ndjekësit e tij të përballen me të vërtetën, pa justifikime dhe pa mëdyshje.

Mund t'ju interesojë

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Para 1 ore
Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Para 1 ore
SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

Para 3 orësh

Në një ton të prerë dhe të shqetësuar, ai ngre alarmin për mënyrën kriminale si po spekulohet me çmimet, në një zonë që duhet të ishte kartolina më mikpritëse e turizmit shqiptar dhe model i qytetarisë dhe shërbimit, siç natyra e ka qëndisur si një nga mrekullitë e saj. Ky nuk është vetëm një abuzim ekonomik, por një fyerje ndaj çdo pushuesi që zgjedh Shqipërinë si destinacionin e tij. Dhe më e rëndë akoma. është një rrezik serioz për besueshmërinë dhe imazhin e vendit tonë në sytë e vizitorëve të huaj.
“Vërtet, shumë prej turistëve ndoshta i kanë kursyer paratë për të mos u shqetësuar nga një diferencë e vogël çmimi,” shprehet ai, “por kur një produkt kushton 3 apo 4 herë më shumë nga sa duhet, nuk kemi të bëjmë me turizëm, por me vjedhje të organizuar.” Dhe kur turistët ndihen të fyer, të mashtruar dhe të plaçkitur, ata nuk protestojnë më, ata thjesht nuk kthehen më.
Mesazhi i Lucës është i qartë dhe i prerë: jo vetëm bizneset private, por edhe shteti ka për detyrë të ndalojë këtë katastrofë që po përgatitet nën sytë tanë. Shteti nuk mund të qëndrojë indiferent përballë një rritjeje çmimesh që nuk ka asnjë justifikim ekonomik, përveç lakmisë. Mosndërhyrja institucionale është bashkëfajësi.
Në përshkrimin që shoqëron videon, Luca ironizon me qartësi: “Po për çmimet në restorantet e mia në Shqipëri a keni ankesa? Ndërkohë po u tregoj faturën e hotelit në Sardenjë ku pushova 3 ditë me familjen. Shikoni videon… pastaj me komentet e dini vetë ju!”
Ai nuk kërkon as lavdërim e as justifikim për veten,por ndershmëri për të gjithë. Ai bën thirrje që të mos shkelet mbi moralin e mikpritjes shqiptare, të mos përçudnohet turizmi me dorën e atyre që i kthejnë pushimet në zhgënjim dhe vendin në një destinacion të djegur.
“Mblidhni mendjen, miqtë e mi biznesmenë,” apelonte ai në një denoncim të një viti më parës, si sot, “mos abuzoni me turistët dhe vizitorët, sepse turizmi nuk është i falur. Vjen një ditë që të braktis, dhe nuk kthehet më te ty. Shqipëria ka plot vende të tjera ku turistët priten si mbretër, mos i detyroni të zgjedhin diku tjetër!”.
Ky nuk është rasti i parë që Luca i rikthehet kësaj çështjeje. Në mënyrë të vazhdueshme, ai ka denoncuar fenomenin e çmimeve të fryra, duke theksuar se një model i tillë i turizmit, ku çmimi nuk reflekton cilësinë e shërbimit, është i pasuksesshëm dhe i dëmshëm për vendin. Në fund të ditës, nuk është vetëm xhepi i turistit që vidhet, është imazhi i Shqipërisë që komprometohet.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

albert vatajGjergj Lucashqiperiaturizmi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS
Para 5 minutash

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë
Para 14 minutash

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital
Para 1 ore

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore
Para 1 ore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 20 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 23 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.