Gjermania: Do të jemi partnerë të besueshëm të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së

Duke shtuar se shteti i tij edhe në të ardhmen dhe do t’i përkrahë reformat e mëtejshme të vendit tonë me të gjitha mjetet që ka në dorë.

Me rastin e Festës Suaj Kombëtare, Ju përgëzoj Juve si dhe qytetareve dhe qytetarëve të vendit Tuaj përzemërsisht, edhe në emër të bashkatdhetarëve të mi.

Në qershor të këtij viti, vendi Juaj mori statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Kjo ka qenë një hap i rëndësishëm në rrugën e vendit Tuaj për në Bashkimin Evropian. Gjermania do të jetë një partner i besueshëm i Shqipërisë në këtë rrugë edhe në të ardhmen dhe do t’i përkrahë reformat e mëtejshme të vendit tuaj me të gjitha mjetet që ka në dorë.

Ju uroj juve dhe njerëzve në Shqipëri edhe në emër të bashkatdhetarëve të mi gjithë të mirat dhe një të ardhme paqësore në mirëqenie dhe liri”, përfundon mesazhi i Presidentit Gauck drejtuar kreut të shtetit shqiptar.

 

SHKARKO APP