Gjermania: Me mendje te viktimat e tërmetit
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffan Seibert përmes një postimi në Twitter, thotë se Gjermania është pranë Shqipërisë në këtë tragjedi që ka përfshirë vendin. “Jemi me mendje te viktimat e tërmetit të rëndë në Shqipëri dhe vendet fqinje. Gjermania ka ofruar ndihmën e saj. Një ekip i Agjencisë Federale të Ndihmës Teknike (THW) është në gatishmëri për të mbështetur Shqipërinë në kuadër të strukturës së BE-së në përgjigje të krizave”.
Sipas THW-së në gatishmëri është Njësia e shpëtimit të shpejtë për jashtë (SEEBA). „Nëse SEEBA do të thirret për ndihmë, këtë e vendos Shqipëria”,-i tha Deutsche Welles të martën një zëdhënës i THW-së. Njësia e shpëtimit të shpejtë për jashtë (SEEBA) përbëhet nga gjithsej 70 ndihmës që mobilizohen brenda gjashtë orësh. Njësia është e speializuar në gjetjen e personave të fshehur nën rrënoja duke vënë në përdorim qentë e zbulimit ose mjete teknike.
Ndërkohë edhe ministri gjerman i Evropës, Michael Roth, ka shprehur nëpërmjet një mesazhi në Twitter solidarizimin e tij me popullin shqiptar. “Mendimet e mia dhe solidaritet i sinqertë me njerëzit në Shqipëri që u goditën nga një tërmet i tmerrshëm”, shkroi politikani socialdemokrat.
Wir denken an die Opfer des schweren Erdbebens in #Albanien und seinen Nachbarländern. Deutschland hat seine Hilfe angeboten. Ein Team des Technischen Hilfswerks steht bereit, im Rahmen der EU-Krisenreaktion zu unterstützen.
— Steffen Seibert (@RegSprecherStS) November 26, 2019