Gjiknuri fushatë me Tavon në Himarë: PS e vetmja alternativë, objektiv anëtarësimi në BE

Partia Socialiste po vijon fushatën elektorale në të gjithë vendin, në dy ditët e mbetura.

Kandidati Damian Gjiknuri, i shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, zhvilloi takim me banorë të Lukovës.

Në fjalën e tij, Gjiknuri theksoi:

Swiss Digital Desktop Reklama

Rikthehem në Lukovë, me të cilën më lidhin shumë gjëra. Kemi bërë punë shumë të mira së bashku por kemi ende shumë për të bërë. Zhvillimi i mëtejshëm i Lukovës do të vijojë vetëm me Partinë Socialiste. Është një tren i nisur, jemi në stacionin e fundit. Që punët e mira të vazhdojnë duhet mbështetur PS dhe Edi Rama. E ardhmja e Lukovës është vetëm me Partinë Socialiste. Partia Socialiste është garanci për rrugën e mirë që kemi nisur e që ndihet dhe këtu në fshatin tuaj”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për kandidaturën e tij, Gjiknuri pohoi se, e ka konsoliduar figurën e tij përmes punëve, duke i dhënë provat me punë konkrete, ndërsa kërkoi mbështetje përmes votës për të qenë përfaqësuesi i tyre. Ai shtoi se “unë do të jem si ajo era që shtyn anijen me vela drejt destinacionit, së bashku me Vangjelin”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?