Gjiknuri: Krenar për socialistët në Vlorë, tani suksesin ta përcjellim në gjithë Shqipërinë!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka reaguar në rrjetet sociale, duke falënderuar skuadrën me të cilin punoi në Vlorë. Ai është shprehur i gatshëm për detyrën e re, të cilin ja ka ngarkuar kryeministri Rama.

“Krenar për skuadrën e Partisë Socialiste në Vlorë, të cilën pata fatin ta drejtoj dhe kënaqësinë të bashkëpunoj për një periudhë pesëvjeçare. Gra e burra, djem e vajza me të cilët arritëm rezultat rekord në dy palë zgjedhje parlamentare, duke marrë 8 mandate deputetësh dhe shënuar fitoren më të thellë, për Partinë Socialiste në rang vendi.

Votën dhe besimin që na dhanë qytetarët për të qeverisur ne e kthyem në një paketë investimesh prej 1 miliard euro, të cilat transformuan plotësisht Qarkun e Vlorës. Tani është koha që energjinë dhe frymën, që me sukses e krijuam në Vlorë, ta përcjellim në gjithë Shqipërinë”, ka shkruar Gjiknuri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?