Gjiknuri kundër kushtit të PD-së: Jo votim i emigrantëve pa ID, alibi për humbjen

PS nuk e pranon kërkesën e PD që në zgjedhje të votojnë edhe shqiptarët pa dokumente shqiptare. Damian Gjiknuri e sheh këtë kusht si një alibi për humbjen, ndërsa ju kërkon që të reflektojnë për të votuar ndryshimet në kod të dakordësuara.

”Kjo çështje është trajtuar që para një viti. Kemi rënë dakord që shtetasit duhet të votojnë me një nga dokumentet që njeh shteti shqiptar dhe këtë e kanë pranuar të gjitha palët. Edhe kur ishim në bisedime pranë KQZ e njëjta qasje ka qenë, madje nuk është ngritur ndonjëherë si problem. Madje me njëri-tjetrin thoshim kjo është absurde.

Nëse një njeri nuk ka të dhëna, nuk ke me çfarë ta krahasosh. Është edhe principale, një njeri që nuk ka lidhje me këtë shtet, nuk ka ardhur një herë të marrë një dokument identifikimi, nuk e di çfarë lloj votuesi është ky.

Një shtetas shqiptar që jeton në Shqipëri nuk voton dot pa dokument identifikimi, përse një nga jashtë e paska këtë privilegj. Pra të ngresh kusht një muaj para se të përfundojë ky proces, kur më parë ke rënë dakord, kjo është sebep, një alibi për të mos njohur zgjedhjet, për të justifikuar humbjen”,-tha në ”A2cnn”.

SHKARKO APP