Gjiknuri: PS ka 70% të votave në Vlorë, do të marrin 9 mandate

Damian Gjiknuri, kandidati për deputet i PS në Vlorë, flet për pritshmëritë e 11 majit. Për të me shtimin e votës së diasporës, PS-ja do të synojë të marrë 9 deputetë nga 12 në Qarkun e Vlorës.

”Fushata është e qetë dhe civile dhe presim që këto zgjedhje të jenë shumë më të qeta se të gjitha ato më parë.

Në Vlorë ka një dominim historik të PS-së, gjë që është përforcuar edhe në dy zgjedhjet e fundit, ku PS-ja ka pasur gati 60 përqind të votave. Në Vlorë janë bërë shumë investime, por ka të bëjë edhe me fuqinë që PS ka në terren.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vota e diasporës me bën më të mundur që të synojmë mandatin e nëntë, edhe pse duket i pamundur. Me votën e emigrantëve, nëse ne marrim ato vota që ne presim, do të arrijmë në këto shifra”, tha Gjiknuri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?