Gjiknuri takim me sipërmarrës në Ksamil

Kandidati i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, zhvilloi një takim me sipërmarrës në zonën e Ksamilit.

Duke i falenderuar për pjesëmarrjen në këtë takim, Gjiknuri u shpreh se: “me lobimin tim kam sjellë shumë investime që kanë përmirësuar cilësinë e jetës në Ksamil, por mbi të gjitha kam bërë më të mirën e mundur për bizneset tuaja. Ksamilin e keni ndërtuar ju të gjithë, që keni ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, dhe kjo është bukuria e Ksamilit dhe e keni bërë Ksamilin strehën tuaj dhe motorin më të rëndësishëm të turizmit.

Kam shumë krenari që ju drejtohem juve. Kërkoj mbështetjen tuaj edhe për çështje që e shqetësojnë interesin tuaj por të jem në themel të zhvillimit të kësaj zone, me qëllim që nesër t’i adresojmë edhe më mirë interesat ekonomike të Ksamilit. Kjo zonë, progresin e ka bërë gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste. Personalisht, kam dhe unë një shenjë gishti aty, gjithmonë për të mirën e zhvillimit. Patjetër që programi ynë ekonomik i fokusuar kryesisht drejt zhvillimit turistik do të japë më shumë të mira materiale për ju”, tha Gjiknuri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?