Rama: Spitali Rajonal i Gjirokastrës po rilind nga themelet për t’i shërbyer banorëve dhe turistëve

Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Spitali Rajonal i Gjirokastrës po rilind nga themelet, duke u shndërruar në një qendër moderne për kujdesin shëndetësor.

Sipas tij, ky investim i rëndësishëm do t’u shërbejë mbi 60 mijë banorëve të zonës, si edhe qindra mijëra turistëve që vizitojnë çdo vit qytetin e gurtë, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Rama theksoi se ky projekt është pjesë e planit të qeverisë për forcimin e infrastrukturës shëndetësore, duke synuar rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe sigurinë për qytetarët dhe vizitorët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?