Gjirokastër/Të rinjtë e LSI, forum kundër dhunës

Të rinjtë e Lëvizjes Socialiste për Integrim Gjirokastër të prekur nga ngjarjet e përditshme dhe në shtim të dhunës dhe cënimit aspak human të të drejtave themeltare të njeriut organizuan një forum dhe bashkëbisedim si formë revolte ndaj atyre që po i shkaktojnë këto ngjarje por edhe ndaj atyre që qëndrojnë indiferentë ndaj tyre.
Së bashku me te rinjte u ndodhën psikologë, përfaqësues të policisë, të gjykatës, spitalit dhe Bashkisë së qytetit Gjirokastër.
Të gjithë së bashku mund të bëjmë ndryshimin, u shprehen te rinjte, ti luftojmë këto fenomene që po cënojnë shoqërinë dita ditës.
Jo dhunës, pro barazisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut, apeluan ata.
Paneli përfaqësohej nga psikologe Kristina Qerana, juriste Doruntina Latifi, Eneida Mici (mjeke) Kristina Llane (Punonjëse Sociale) dhe Edison Osmeni (Specialist i Barazisë Gjinore dhe dhunës në familje).
Ky aktivitet u organizua n
ën mbikqyrjen e deputetit të qarkut z. Vangjel Tavo i cili ishte i pranishem sëbashku me Kryetaren e Bashkisë Gjirokastër znj. Zamira Rami.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?