GJKKO: Ish-ministri Lefter Koka do të marrë trajtim mjekësor jashtë burgut
GJKKO vendos t’i japë mundësi ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka të marrë trajtim mjekësor edhe jashtë mjediseve të paraburgimit për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, raporton News 24.
Koka mund të dalë nga paraburgimi, i shoqëruar nga policia, sa herë të ketë nevojë për të marrë trajtim dhe në ambientet e QSUT.
Lefter Koka kishte kërkuar masë sigurie më të butë se ajo e arrestit me burg, por Apeli i GJKKO e rrëzoi dje kërkesën e tij.
Ndaj ish ministrit të Mjedisit është në fuqi edhe një masë tjetër “arrest me burg”, për akuzt e ngritura në lidhe me inceneratorin e Fierit, përveç atij të Elbasanit.