FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

GJKKO rrëzon kërkesën ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj kërkoi dorëzimin e dosjes nga SPAK pa detyrim tarifor, GJKKO ka rrëzuar kërkesën e tij.

Njoftimi për mediat:

  1. Personi nën hetim Ilir Beqaj, më datë 21.02.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Detyrimin e Prokurorisë së Posaҫme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që të vendos në dispozicion të z.Ilir Beqaj si “person nën hetim”, pa kurrfarë detyrimi momentar nga ana e tij për shërbimin e skanimit, të akteve të deritanishme të dosjes hetimore që lidhet me procedimin penal Nr. 13, të vitit 2020, në kuadër të garantimit të së drejtës së tij kushtetuese dhe ligjore për t’u njohur me aktet e dosjes hetimore në ngarkim të tij.
    2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së  Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me vendimin Nr. 145 Akti, datë 11.03.2024, vendosi:
    3. Rrëzimin e kërkesës si të pabazuar në ligj.
    4. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.
    5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?