GJKKO vendosi “Arrest me burg”, avokati i Veliaj ankimim në Apelin e Posaçëm

Avokati i Erion Veliajt, Ermir Beta, dorëzoi në Apelin e Posaçëm ankimimin kundër vendimit për masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

Më 12 shkurt, Gjykata e Posaçme konfirmoi masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj Erion Veliaj.

Për Ajola Xoxën, GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë, nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje” dhe i ka ndaluar daljen jashtë shtetit, pa autorizimin e gjykatës.

Swiss Digital Desktop Reklama

GJKKO ka vendosur gjithashtu vazhdimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për biznesmenin Elman Abule dhe “detyrim paraqitje” për 5 tjerët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?