Gjoba për tekat e Edi Ramës ngjitet në xhamat e makinave: Secili duhet të paguajë 400 Euro për Becchettin

Nëse e sheh nga larg mund të të duket si gjobë e vendosur nga policia, por jo, kjo që shihni në foto është një kartolinë e lënë në xhamin e makinës së qindra qytetarëve në Tiranë.

Nuk dihet se cilët janë autorët e kësaj dhurate që ka për qëllim të paralajmërojë, por teksti i saj është ky:

“Këto muaj mos harroni të kurseni, falë Edi Ramës secili duhet të paguajë 400 Euro për Becchettin”

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që prej ditësh, si nga selia e PD ashtu edhe LSI-së kanë ardhur akuza se nga buxheti i shtetit do paguhen 109 milion euro për biznesmenin italian për shkak se fitoi gjyqin me shtetin shqiptar. Opozita akuzon kryeministrin se për të vënë në vend kapricot dhe mosmarrëveshjet e tij ua faturon pagesën shqiptarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?