Gjobitet dhe i hiqet patenta Monika Kryemadhit. Policia: Gjoba për 47 persona

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është gjobitur pasi qëndrimit tek Teatri Kombëtar. Kryemadhi është gjobitur pasi ka qëndruar përtej orarit të lejuar. Bëhet e ditur se shërbimet e Policisë e kanë proceduar me masë administrative, gjobë dhe tërheqje të lejes së drejtimit. Kryetarja e LSI-së qëndroi gjatë gjithë natës me artistë dhe pjesëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ndërsa garantoi se do t’i mbështesë ata deri në fund të betejës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Mësohet se në total, Policia e Tiranës ka ndëshkuar me masë administrative 47 persona që ishin mbledhur në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Njoftimi i Policisë së Tiranës

Policia e Tiranës, në vijim të monitorimit për zbatimin e masave kufizuese të përcaktuara në Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19”, gjatë kontrolleve të zhvilluara mbrëmjen e djeshme, pas orës 17:30, fashë orare e përcaktuar për ndalim lëvizjeje pa autorizim në zonat e kuqe, ka konstatuar në harkun kohor 20:00 – 24:00, një grup qytetarësh të grumbulluar pranë Teatrit Kombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë kanë proceduar me masat administrative përkatëse, gjobë dhe tërheqje të lejes së drejtimit, shtetasit:

Swiss Digital Mobile Reklama

M. K., K. B., L. R., E. B., E. S., P. V., B. K., K. Xh., S. L., S. K., R. K., B. Ç., B. T., E. H., E. Sh., B. B., G. Sh., A. F., A. K., A. K., J. Sh., I. G., L. S., A. Q., B. I., F. Xh., D. B., E. M., D. A., A. K., S. B., G. S., G. B., D. T., A. S., L. B., A. D., Sh. M., M., Sh., R. D., R. B., R. Ç., A. H., D. D., B. L., F. Xh. dhe B. I.

Nisur nga shkeljet e evidentuara ditët e fundit në zonat e kuqe, Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë qytetarët, sidomos ata në zonat e kuqe që të respektojnë me rigorozitet oraret e lëvizjes dhe distancimin social dhe në këtë kuadër kërkon mirëkuptimin dhe ndihmën e qytetarëve në të gjithë vendin, që të kontribuojë secili në mbrojtjen e shëndetit nga kërcënimi i virusit vdekjeprurës Covid-19.

Policia e Shtetit siguron qyettarët se është angazhuar maksimalisht në zbatim të ligjit, në mbrojtje të jetës dhe të rendit publik në kushtet e jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?