Gjokutaj për dy vendimet e dënimit të gjyqtares Irena Gjoka: 3 vite burg për falsifikim, por sot jep drejtësi
Avokati Genc Gjokutaj ka hedhur akuza të rënda në drejtim të gjyqtares Irena Gjoka, e cila sipas tij, ka mbajtur të fshehura dy çështje të rëndësishme ligjore në të kaluarën e saj, një administrative dhe një penale, ndërkohë që ka dhënë vendime kundër përfaqësuesve të opozitës.
I ftuar në emisionin ‘Task-Forcë’ në SYRI TV me Sonila Meçon, Gjokutaj tha se bëhet fjalë për dy procese të ndara që përfshijnë Gjokën: fillimisht një vendim administrativ nga autoritetet greke për dëbimin dhe ndalimin në hapësirën ‘Shengenë’ për 10 vjet, dhe më pas një çështje penale për falsifikim të vizës, për të cilën ajo është dënuar nga gjykata. Sipas tij, ky vendim penal është konvertuar më vonë në dënim alternativ: tre vite burg të konvertuara në gjobë prej 4.4 euro për ditë burg, siç parashikon ligji grek.
Genc Gjokutaj: Çfarë ka ndodhur? Fabula është ajo çfarë u shpjegua në insert. Por kemi dy procese, nuk është 1 proces dhe njerëzit, shumë veta, duke patur parasysh artikullin e gazetës Tema muaj përpara, asokohe është diskutuar vetëm vendimi administrativ që ishte dekreti i policisë greke për dëbimin nga Greqia dhe ndalimin e shengenit për 10 vjet. Dhe zonja Irena Gjoka, ka kundërshtuar këtë dekret në gjykatë, personalisht. Dhe kur ka vajtur prapë dhe është kthyer, ka patur këto probleme.
Çfarë ka ndodhur gjatë verifikimit?
Policia greke ka parë që falsifikimi nuk është falsifikim me fotokopjim, por është falsifikim grafik. Pra, është ndërhyrë tek viza konsullore, është zgjatur afati. Dhe i është nënshtruar një ekspertimi grafik dhe ka dalë viza e falsifikuar. Dhe ky ka përbërë pastaj çështjen numër dy, faktin penal, që e vë përballë akuzës penale tashmë. Pra, kjo çështje është me e provuara tashmë dhe në çështje administrative siç është dëbimi nga Greqi dhe ndalimi i zonës shengen. Dhe historia është me rastin penal, ku gjykata e dënuar zonjën Gjoka për falsifikim të vizës. Dhe është ai vendim që është konvertuar më pas 4.4 euro dita, 3 vjet burg.
Ndërkohë që ka dy çështje, çështja administrative që është dëbuar nga Greqia dhe që e ka ndaluar shengenin që është e mjaftë ajo, por kemi dhe qershinë mbi tortë tani dhe vendimin penal dhe formulari i zonjës Gjoka, ka fshehur dy çështje. Dhe formulari i zonjës Gjoka është ‘JO, nuk jam e dënuar’.
KOHA JONË SONDAZH

