Gjosha në Sllovaki, takim me komisionerin Hahn

Gjatë vizitës në Sllovaki, ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, zhvilloi një takim me Komisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn.

Ministrja e falenderoi Komisionerin Hahn për kontributin e tij personal në arritjen e konsensusit për reformën në drejtësi. Ajo e cilësoi reformën në drejtësi si një reformë historike dhe shumë të rëndësishme për vendin.

Komisioneri vlerësoi votimin në unanimitet të plotë të reformës në Kuvendin e Shqipërisë duke e cilësuar si një hap shumë të mirë në funksion të procesit të integrimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja Gjosha theksoi se qytetarët shqiptarë e meritojnë të ecin përpara në procesin e integrimit dhe shprehu angazhimin e plotë dhe vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të avancuar në  projektin Europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Komisioneri Hahn u shpreh gjithashtu se qytetarët duhet të ndjejnë ndryshim ekonomik dhe  social në rajon, prandaj procesi i  Berlinit duhet konkretizuar në mënyrë që të gjithë qytetarët të prekin ndryshimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?