Gjosha: Projektet Shqipëri- Greqi, ndikim të drejtëpërdrejtë në jetën e qytetarëve

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, zhvilloi një takim me zv/ministrin Grek të Ekonomisë, Zhvillimit dhe Turizmit, Alexis Charitsis, në Athinë.

Në fokus të këtij takimi ishte shkëmbimi i pikëpamjeve mbi çështjet që kanë interes të përbashkët mes dy vendeve.

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi prioritetet e përbashkëta mes dy vendeve të cilat do të mbështeten nga programi i bashkëpunimit ndërkufitar Greqi- Shqipëri 2014-2020.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja Gjosha theksoi rëndësinë e implementimit të projekteve bazuar në strategjitë e zhvillimit rajonal dhe kombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Autoritetet rajonale dhe lokale kanë rol tepër të rëndësishëm në përthithjen e fondeve europiane dhe në implementimin e suksesshëm të projekteve në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri-Greqi”, tha ministrja Gjosha.

Bashkëbiseduesit cilësuan se projektet kombëtare të përkthyera në projekte zhvillimi janë në funksion të përmirësimit të jetesës dhe të qenit më pranë qytetarëve. /

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?