Gjosha: Shqipëria s’duhet të humbasë më kohë

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha sot tha se duhet miratohet reforma në drejtësi për të ecur përpara në rrugën e integrimit. Në fjalën e saj në mbledhjen e Komitetit të Stabilizim Asociimit BE –Shqipëri, Gjosha tha se Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur.

Shqipëria e konsideron të rëndësishëm Komitetin e Stabilzim Asociimit BE-Shqipëri. Ndaj të gjitha strukturat duhet të plotësojnë për plotësimin e  reformës në drëjtësi. Shqipëria nuk mund të humbasë më shumë kohë. Reforma në drejtësi është e rëndësishme për një të ardhme më të mirë. Ajo do të tregojë që ne plotësojmë standardet e një shteti demokratik. Reforma do të na mobilizojë për të ecur përpara në implemeint e reformave të tjera. Ne respektojmë partnerët tonë ndërkombëtarë”, u shpreh ajo.

Duke shtuar se në administrënt publike jemi të vendosur të përmbushim reformën në administratën e cila është me e konsoliduara.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është e rëndësishme se kjo reformë po ndryshon kulturën në vendin tonë. Po punohet për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Kjo është një  nga prioritet tona. Jemi besimplotë edhe më tej për të patur ndryshimin substanciale.Në fushën e të drejtave të njeriut janë ndërmarrë hapa për të drejtat e fëmijëve”, përfundoi Gjosha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?