Gjosha: Zbatimi i ligjit të Vettingut, domosdoshmëri për hapjen e negociatave

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, priti sot në një takim Drejtorin e Përgjithshëm të Zgjerimit në Komisionin Europian, Christian Danielsson. Ky takim vjen vetëm pak ditë pas publikimit të Raportit vjetor nga Komisioni, ku Shqipëria mori rekomandimin pozitiv për çeljen e bisedimeve për anëtarësim. Pas takimit u mbajt edhe një konferencë e përbashkët për shtyp.

“Puna jonë duhet të jetë akoma dhe më intensive, për të lexuar siç duhet çdo rresht të raportit, duke adresuar të gjitha rekomandimet e bëra nga partnerët tanë dhe duke dëshmuar për një gatishmëri ndër-institucionale maksimale”, tha ministrja Gjosha gjatë konferencës.

Ministrja theksoi se rekomandimi pozitiv i dhënë nga Komisioni duhet të na bëjë të gjithëve më të përgjegjshëm për vazhdimësinë e punës lidhur me reformën në drejtësi, veçanërisht për fillimin e zbatimit të ligjit për vlerësimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve si më kryesori për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?