Kryemadhi: SPAK-u një vegël e Ramës

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi mbështet bashkëshortin e saj, kryetarin e PL-së Ilir Meta në sulmet e tij ndaj SPAK. “Në çdo fjalë që ka thënë Meta për kapjen e drejtësisë nga qeveria jam dakort”, tha Kryemadhi.

Ajo vijoi më tej me akuza ndaj SPAK. ”SPAK është vegël e Ramës dhe beteja jonë nuk është me SPAK. Ju duket normale ju që gazetat e Erion Veliajt hapin faqen me njoftimin e SPAK-ut. Më shumë se ç’më ka sulmuar Rama e Veliaj pse nuk ju dhimbset kjo ju. Meta më ka sulmuar si politikane, jo si bashkëshorte”, shtoi Kryemadhi.

Pyetje: Si i komentoni deklaratat e Metës për luftë ndaj nepotizmit brenda PL-së dhe që nuk do ketë familjarë të drejtuesve të partive?

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryemadhi: Në 2003 PS ndryshoi statutin për të larguar Kryemadhin nga PS, thoshte o Monika o Ilir Meta në drejtimin e PS. Në 2004 kur u themelua LSI, grupi themelues dhe pse Monika ishte një nga firmëtarët, bënë statutin që nuk lejohet burrë dhe grua në parti. Pas dy vitesh e ndryshuan prapë. Meritokracinë në një parti nuk e mbyt dot nepotizmi. Nepotizmi është për institucionet shtetërore ndërsa deputeti zgjidhet me vota, mund të të emërojë meta deputet po problemi është se nuk të zgjedhin njerëzit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pyetje: Jeni ndjerë e sulmuar nga bashkëshorti juaj?

Kryemadhi: Mua më shumë sesa më ka sulmuar Rama dhe Veliaj. Pse nuk u dhimbset kjo ju? Bashkëshorti nuk më ka sulmuar si bashkëshorte, por si politikane. Ju ka ardhur keq juve që Veliaj ka paditur në SPAK mamanë time dhe fëmijët e mi. Ilir Meta më ka sulmuar si politikane, jo si bashkëshorte.

Pyetje: Do kandidoni për Presidente te PL?

Kryemadhi: Unë kandidoj me mendime jo me kandidatura.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?