Gjykata e Apelit dënon me 1 vit burg Ervin Salianjin

Gjykata e Apelit dënon me 1 vit burg deputetin e PD-së, Ervin Salianji, në lidhje me dosjen “Babale”. Kjo gjykatë ka lenë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë. Ndërkohë pas vendimit të kësaj gjykatës ka reaguar deputeti Ervin Salianji.

Ai tha se nuk do të iki nga Shqipëria dhe do të shkojë në burg. Me tej ai akuzoi se ky është vendim politik i marrë nga banda në pushtet. Deputeti Salianji theksoi se do të vazhdoj edhe nga burgu të luftojë bandën e pushtetit. Avokatët e tij do ta apelojnë në gjykatën e lartë mos ekzekutimin e gjykatës së Apelit për ta dërguar në burg deputetin demokrat. Por pak gjasa ka që gjykata e lartë të pezullojë ekzekutimin e vendimin me burg.

Deputeti i PD bëri një seri denoncimesh madje dhe nga fushat me kanabis për lidhjet te ish-ministrit Tahiri me kanabizimin. Më pas Partia Demokratike dhe Ervin Salianji pretenduan që lidhjet me krimin mbaheshin nga vëllai i ish-ministrit pasardhës, Fatmir Xhafaj.

Pas denoncimit të tij, opozita dhe Salianji publikuan rastin dhe për këtë u hap një hetim penal me kallëzimin e Agron Xhafajt ku Salianji akuzohet për shpifje. Në gjykatën e shkallës së parë u shqyrtuan të gjitha faktet e paraqitura nga dyja palët në gjyq dhe në fund gjykata vendosi se deputeti demokrat ka shpifur duke e sajuar sikur është e vertetë.

Pas këtij vendimi deputeti Salianji është deputeti i parë në historinë e pluralizmit që dënohet me burg 1 vit për shpifje.

PD pritet të reagojë fort për këtë dënim me burg.

SHKARKO APP