Gjykata e Apelit shpall të pafajshëm Ervin Salianjin

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka fituar gjyqin në Gjykatën e  Apelit ndaj Evi Kokalarit.

Apeli rrëzoi sot vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë që e kishte dënuar Salianjin për fyerje, duke e rrëzuar këtë akuzë dhe shpallur atë të pafajshëm. Salianji ishte dënuar me 50 mijë lekë.

‘‘Një që ka ngjitur në Foltore Berisha, është si Shën Eleonora që e mbante veten për të shenjtë, një që ka gjithë elementët e skizofrenisë dhe ajo nuk mund të bëjë copë asnjë njeri, pasi nuk bën copë një njeri që është në këto përmasa, e zhytur shumë në këto fekalet, nuk bën dot. Janë njerëz pa përfaqësim. Kokalari është një emigrante e papunë, bashkëshorti i saj është i përfshirë në partinë Agimi i Artë, i financuar nga qarqe antishqiptare. Janë njerëz më shumë se të shpifur, nuk kanë asnjë kontribut në PD”, shprehej Salianji për Evi Kokalarin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?