Gjykata e Lartë pranon kërkesën e Saimir Tahirit, çështja kthehet sërish në Apelin e Posaçëm

Gjykata e Lartë ka vendosur të pranojë rekursin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe çështja kthehet në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Tashmë Tahiri do të rigjykohet nga Shkalla e Dytë e cila do të marrë një vendim përfundimtar.

Pas përfundimit të seancës, ish-ministri Tahiri dha këtë koment të shkurtër: “Do ndjekim procedurën dhe do shkojmë në apel përsëri”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë nga ana tjetër, Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-drejtorit të Policisë Vlorë, Jaeld Cela për t’u liruar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?