FOTO/ Digjet dera e Ministrisë, protestuesit bashkohen në Bulevard dhe blindohet Kryeministria

Situata në Tiranë ka marrë një tjetër zhvillim, teksa protestuesit kanë ndryshuar itinerarin e lëvizjes së tyre pas momenteve të tensionit dhe përballjeve me forcat e policisë.

Pas qëndrimit në ”Rrugën e Durrësit” dhe komunikimit me kordonin policor, turma e protestuesve është zhvendosur drejt akseve të tjera të Tiranës, duke marshuar në drejtim të godinës së Kryeministrisë.

Marshimi po shoqërohet me thirrje të vazhdueshme nga qytetarët, të cilët vijojnë mobilizimin. Ndërkohë që disa të rinj ndaluan tek dera e Ministrisë së Ekonomisë, ku i vunë zjarrin dhe më pas Policia hodh një sasi gazi lotsjellës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tani janë bashkuar në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, dhe Kryeministria është e blinduar nga forcat speciale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 61 (0.6%)
Jo 9886 (99.4%)

Vota totale: 9947