Gjykata e Lartë rrëzon rekursin për ish-ministrin Lefter Koka

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

Ish-ministri Koka, bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, me kërkesën për një masë më të lehtë sigurie, për të dalë nga burgu.

Rekursi për ndryshimin e masës së sigurisë arrest me burg, në Gjykatën e Lartë u regjistrua më datë 7 mars. Lefter Koka ndodhet në burg që prej dhjetorit të vitit të kaluar me urdhër të SPAK-ut për dosjen e shumëpërfolur të inceneratorit në Elbasan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj Kokës rëndojnë akuzat e “shpërdorimit të detyrës”, “pastrimit të parave” dhe korrupsionit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?