Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lë në burg ish-kryebashkiakun Fatos Tushe
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të lërë në burg ish-kreun e bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe. Tushe akuzohet për korrupsion dhe abuzim me një tender për rehabilitimin e kanalit ujitës.
Ai u arrestua pasi u zbuluan bisedat e tij me biznesmenin Ibrahim Lame, me të cilin ai dëgjohet të komunikojë për tenderin në përgjimet e SPAK. Përgjatë seancës ish-kreu i Lushnjes nuk e ka mohuar se ai e njihte biznesmenin Lame, por ai thotë se ai nuk kishte kompetenca për tenderin, pasi këto të fundit i takonin Drejtorisë së Punëve Publike dhe jo Bashkisë së Lushnjës.
Ish-kryebashkiaku ka kërkuar të lirohet me arsyetimin se ai vuan nga probleme shëndetësore: diabet, probleme me zemrën, gur në tëmth si dhe kolesteroli i lartë.
KOHA JONË SONDAZH

