Gjykata Evropiane e te Drejtave të Njeriut në Strasburg e ka konsideruar çështjen kundër Sali Berishës si “Leading Case“

Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut në Strasburg e ka konsideruar çështjen kundër Sali Berishës si “Leading Case“ dhe i ka dërguar disa pyetje të forta Shqiperisë lidhur me shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut. Shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut që çudisin çdo jurist janë si më poshtë:
- Procesverbali i seancave gjyqsore të datës 25.10.2023, 26.10.2023 të verifikimit të masave të Berishës. Këto akte vërtetojnë mbrojtjen jo efektive, sa afat i është lënë mbrojtjësve të zgjedhur për t`u njohur me aktet, si u caktuan mbrojtësit kryesisht, si u përjashtua A.Simoni, si u caktua Teodoresku dhe se si pretendohet se 1 orë kinse i mjaftoi Teodoreskut për t`u njohur me gjithë materialet e dosjeve. (Për të provuar paaftesinë e Teodoreskut vlen edhe ankimi i saj personal kundër vendimit të gjykatës se shkallës së parë për pushimin e kërkesës penale për shpifje kundër Berishës, etj.)
- Urdhëri datë 22.10.2023 për ekzekutimin e vendimit penal nr. 112 datë 20.10.2023 për Berishën pa marrë formë të prerë
– Procesverbali i pol gjyq per ekzekutimin e urdherit datë 22.10.2023 për Berishën.
Këto akte tregojnë që vendimi nr. 112 dt 20.10.2023 është ekzekutuar menjëherë (pa pritur të marrë formë të prerë), pa ju njoftuar Berishës sipas ligjit, nenit 246/3 te K.Pr.Penale. Njoftimi kryhet nga nëpunësi i gjykatës, nuk denigrohet subjekti duke u ndjekur nga policia gjyqesore kudo, në vendin ku ushtron aktivitet politik, në banesat e familjarëve siç kanë vepruar policia gjyqësore. Sipas procesverbalit të seancës gjyqësore të dt 24.10.2023 që ka paraqitur shteti, gjykata, Irena, i ka dorëzuar avokatëve në dt 24.10.2023 kopjen e vendimit nr. 112.
- Çdo informacion për rezultatet e hetimit, të katërt, për të provuar që nuk ka patur asnjë të dhënë për kërcënim dëshmitarësh, dhe asnjë nevojë për prova që kërkonin domosdoshmerisht praninë e Berishës.
– parashtrimet në seancat e rezultateve të hetimit, për të provuar që është kërkuar revokimi i masave të sigurimit çdo herë.
– vendimet gjyqesore të shkallës së parë për çdo diligjencë.
– ankimet kundër vendimeve të shk. së parë për çdo diligjencë
– vendimet e apelit për çdo diligjencë.
– rekurset për ëdo diligjencë
– vendimet e kolegjit penal për çdo diligjencë se shteti ka dërguar vetëm të fundit.
Këto akte janë të nevojshme për të provuar që nevojat e hetimit nuk kanë patur domosdoshmerinë për caktimin e një mase sigurimi, pasi asnjë dëshmitar nuk ka patur të dhëna të jetë kërcënuar. Po ashtu provojnë që bazuar në nenin 316 të K.Pr.Penale prokuroria asnjëherë nuk ka kërkuar sigurimin e ndonjë prove për shkak të kërcënimit, apo rrezikut të ndryshimit të saj nga veprimet e Berishës.
- Procesverbali i seancës në Këshillin e Mandateve në datën 18.12.2023. Provon: (4.1) deklarimet e prokurorisë se nuk kishin frikë se Berisha do të fshihej pasi ishte çdo ditë në tv, (4.2) anëtarët e opozitës ishin përjashtuar më parë me shkaqe administrative, (4.3) protagonizmin e Alibeajt për të legjitimuar procedurën, pasi vetëm ai ka pyetur nëse kishte motive politike, (4.4) deklaratat e Bledi Çuçit dhe E. Felaj (deklaruan në media qysh ditë para mbledhjes se do votonin pro kërkesës së SPAK – pra se seanca ka qenë formale dhe e paragjykuar), (4.5) provon që prokuroria me dashje ka gënjyer dhe ka lejuar që deputetët të besonin se vendimi i masës së sigurimit kishte marrë formë të prerë. (4.6) Me tej veprimet e Alibeajt u legjitimuan nga bashkejetuesja në Gjykatën Kushtetuese ndonëse ju kërkua të jepte dorëheqje për shkak të konfliktit të interesit. Gjithashtu nga përmbajtja e procesverbalit provohet që nuk kanë verifikuar asnjë element të faktit të pretenduar penal, megjithë pyetjet e vazhdueshme të mbrojtjes.
- Seanca e Kuvendit, botuar në fletore zyrtare, ku del që Berisha nuk është lejuar të flasë, në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.
- Kërkesën për shuarje mase sigurimi për Berishën dorëzuar në datë 07.11.2023
– vendimi nr. 442 datë 08.11.2023 i shk. së parë, Irenës me 3 mbiemra, për rrëzimin e kërkesës për shuarje, ku pranon që nuk ka arsyetuar vendimin nr, 117 të verifikimit të masës të pakten deri në datën 7 nëntor kur është dorëzuar kërkesa. Pra Berishës i kërkohet të zbatojë një vendim jo të formës së prerë, që nuk i është njoftuar, pasi pretendohet nga prokuroria që duhet të paraqitej në polici gjyqësore në datën 6 nentor, shiko procesverbalin qe ka shërbyer për zev. e masës, por nuk i lejohet ta ankimojë vendimin se nuk i dorëzohet sipas ligjit, nenit 248 të K.Pr.Penale brenda 48 orëve.
- Praktikën e caktimit të gjyqtarit që ka gjykuar kërkesën për përjashtimin e Irenës datë 29.12.2023, për të provuar që ka qenë vetë Irena me 3 mbiemra që ka zgjedhur trupin gjykues që do të gjykonte perjashtimin e saj.
- Vendimin e Gjykatës Kushtetuese (GJK) për dhënien e nje afati shtesë SPAK për t`u njohur me kërkesën kushtetuese kundër vendimit për caktimin e arrestit në shtëpi, për të provuar që vetë GjK nuk ka respektuar parimin e barazisë së palëve, duke pranuar që për një institucion që nuk ka kufij në resurse (pasi K.Pr.Penale nuk ka kufij sa prokurorë mund të ndjekin një procedim) ishin të nevojshme edhe 12 ditë të tjera për të njohur një kërkesë prej 100 faqesh, kurse për mbrojtësit e Berishës (të cilët sipas nenit 48 të K.Pr.Penale mund të jenë vetëm 2), afati prej vetëm disa orësh për t`u njohur me një vendim 200 faqe dhe 42 fashikuj në total mbi 20 mijë faqe, sipas GJK ishte objektiv dhe efektiv
- Kufizimi i të drejtave politike duke pamundësuar kryetarin e opozitës të jetë në Parlament për thuajse 11 muaj.
- Kufizimi i të drejtave kushtetuese të njeriut duke ndaluar komunikimin me këdo tjetër përveç personave që banojnë në të njëjtën banesë, gjë që përben një masë të pabazuar në ligj.