FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nesër afati i fundit për deklarimin e të ardhurave personale! Bie serveri i Tatimeve

Sot është dita e parafundit për plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale, siç njihet ndryshe DIVA. (Afati ligjor është 31 marsi, por duke qenë se sot është ditë pushimi, deklarimi shtyhet për ditën e nesërme, në 1 prill).

Risia e këtij viti është ulja e kufirit të nivelit të ardhurave vjetore të deklaruesve dhe afrimi i afatit të dorëzimit nga 30 prilli, që ka qenë vitet e kaluara, në 31 mars).

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve parashikohet që numri i deklaruesve të DIVA 2024 të jetë mbi 144 mijë individë, duke pasur parasysh që me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, me uljen e kufirit nga 2 milion në 1,2 milionë, numri i deklaruesve pritet të jetë shumë më i lartë se vitet e mëparshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Numri i deklaruesve të rinj llogaritet të shtohet në mbi 70 mijë individë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, një ditë përpara afatit, serveri rezulton të ketë rënë për shkak të fluksit të madh të individëve që po tentojnë të bëjnë deklarime. Nese faqja e tatimeve hapet nomalisht, nëse tenton të hysh për të bërë deklarimin e të ardhurave personale, faqja nuk hapet dhe del shënimi, siç është në foto.

Kjo situatë vazhdoi për rreth 2 orë, ndërsa më pas faqja u rregullua, por sërish përdoruesit raportojnë se ndonëse mund të hysh në faqe, nuk arrin që të bësh deklarimin final./Monitor

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?