Gjykata jep masën e sigurisë për tre kontrollorët e AlbControl, arrest me burg dy prej tyre
Politikë E Shtunë, 10 Prill 2021 10:24
Gjykata e Tiranës ka caktuar këtë të shtunë masën e sigurisë ndaj tre kontrollorëve të ndaluar të Albcontrol, pas pezullimit të punës në aeroportin e Rinasit, Flora Ndreca, Armando Fezga dhe Muhin Mezini.
Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për kontrolloren Flora Ngreca, ndërsa ka lënë në burg dy kolegët e saj, Armando Fezga dhe Muhin Mezini.
KOHA JONË SONDAZH

