Gjykata Kushtetuese njeh vetëm anëtarët e dekretuar dhe që kanë bërë betimin te Presidenti
Gjykata Kushtetuese ka reaguar sot për situatën e paprecedentë që është krijuar në këtë institucion, pas ndërhyrjes së jashtëligjshme të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
KED ka emëruar Arta Vorpsin, duke marrë kompetencën e kreut të shtetit dhe ka botuar emrin e saj në Fletroen Zyrtare. Ndërkohë Presidenti ka emëruar, sipas ligjit, Marsida Xhaferrllarin, e cila dje bëri bëtimin.
Gjykata Kushtetuese thotë se nuk ka numrin e nevojshëm të anëtarëve për vendim, por po vijon procedurat me anëtarët që kanë bërë betimin te Presidenti.
Tre anëtarët e dekretuar janë Marsida Xhaferllari, Fjona Papajorgji dhe Elsa Toska. Ndërkohë Arta Vorpsi nuk është e dekretuar dhe as ka bërë betimin, por ka marrë vetëm një deklarate të noterja.
KOHA JONË SONDAZH

